27.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Ministria e Transformimit Digjital: Terminet për dokumente personale tani të qasshme online

Ministria për Transformim Digjital informon se aplikacioni elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale është sërish i disponueshëm përmes portalit të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk.

„Me kërkesë të shumë qytetarëve dhe të nxitur nga mediat, e bëmë sërish të qasshme aplikacionin elektronik për caktimin e terminit për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi“, njoftoi ministri Stefan Andonovski në Facebook.

Ai shtoi se me këtë iniciativë vazhdon misioni për digjitalizimin e administratës publike.

Të ngjajshme

Të fundit