Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të mbajë sot një tubim me qytetarët e Komunës së Mitrovicës, informon POPULLI.mk
Sipas njoftimit nga PDK-ja, takimi do të zhvillohet në orën 18:00, ku Hamza pritet të paraqesë vizionin dhe programin e tij politik për qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë vendit.
Ky tubim është pjesë e aktiviteteve të PDK-së në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, ku Hamza synon të marrë mbështetjen e qytetarëve për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës. / © POPULLI.mk