19 C
Skopje
E enjte, 2 Korrik, 2026

Mjedisi në fokus, zv/kryeministri Mexhiti inspekton Rusinon

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të vizitojë ndërmarrjen Rusino në Gostivar.

Siç njoftuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti do të takohet me menaxhmentin e ndërmarrjes, e më pas së bashku do të vizitojnë deponinë e Rusinos.