4.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Molliqaj: Gabimi më i madh ka qenë që kanë besu se Kurtin do ta rrëzojnë ‘të huajt’

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ku ka folur për mos garimin e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e shumë tema tjera duke përfshirë edhe qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, informon POPULLI.mk

MOLLIQAJ:

“Më tregoni si do me ia bë Kosovës me njerëz që nuk e kanë kuptuar në thelb politikën, sepse unë besoj që gabimi më i madh ka qenë që kanë besu se Kurtin do ta rrëzojnë të huajt. Ju e mbani në mend, për 2 vjet rregullisht është folur nëpër studio televizive qysh Kurti e merr kuferin dhe shkoi në Norvegji. Kurti do të rrëzohet këtë muaj apo atë muaj dhe nuk u rrëzua, u kry mandati.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit