11.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Momenti nga rasti i Chiesas: Topi u përplas në transversale, preku vijën fatale, goditi shtyllën e djathtë dhe doli jashtë

Federico Chiesa ishte shumë pranë shënimit të golit të dytë në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ të Ligës së Evropës.

Sfida e zhvilluar në Allianz Stadium përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa në një shans, anësori italian ishte shumë pranë rikthimit të epërsisë.

Ai bëri një goditje fantastike me këmbën e majtë brenda zonës, por në një farë mënyrë, goli nuk hyri në portë.

Topi u përplas në transversale, pastaj në vijën e golit e goditi edhe shtyllën e djathtë dhe përfundoi në duart e portierit.

Gjatë ndeshjes, Chiesa kishte asistuar te goli i parë i Juves, derisa transversalen e goditi edhe Angel Di Maria drejtpërdrejt nga gjuajtja prej këndit.

Të ngjajshme

Të fundit