Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga dejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 14 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 42 gradë. UV=10.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga dejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.
Nën ndikimin e vapës së të nxehtit edhe në periudhën e ardhshme do të mbajë mot stabil dhe shumë i nxehtë, me temperatura të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa temperaturat e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të zbresin nën 20 gradë. Të premten në pjesët jugore temperaturat do të kalojnë 40 gradë dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
