17.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Moti sot

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi në pjesët perëndimore dhe nga veriu në pjesët lindore. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshme me reshje më të dendura shiu (mbi 20l/m2), bubullima dhe erë të fortë (mbi 60 km/h). Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11 deri në 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta, sidomos në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit