Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri në 34 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të ulen në 16, ndërsa maksimalja do të arrijnë deri në 33 gradë.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga e enjtja deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erë e fortë. Temperatura ditore do të bjerë gradualisht.