Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa vende do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 6 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 29 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli gjatë ditës. Në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër.




