3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

MPB po heton se kush është personi që e kër:cënoi zv.kryeministrin Fetai

Ministria e Punëve të Brendshme është duke e hetuar rastin e kërcënimi ndaj zv/kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Në një deklaratë për TV SHENJA, nga MPB thonë se janë angazhuar për zbulimin e autorit.
“Ju njoftojmë se MPB-ja, si në të gjitha rastet edhe në këtë rast, po vepron në kohë në përputhje me procedurat e përcaktuara për zbulimin e autorit”, kanë deklaruar për TV SHENJA nga MPB.

Kujtojmë se dje në mejlin e zv/kryeministrit Fetai kishte ardhur kjo porosi: “Plumb në kokë për ty shipo Fetai, 20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shqiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë, vdekje për shqiptarët”.

Zv/kryeministri Fetai disa ditë më parë tha se po bëjnë përpjekje që me ndryshimet kushtetuese, të rregullohet edhe çështja e definicionit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, respektivishtë, mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Të ngjajshme

Të fundit