5.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

MPB sqaron për arres’timin e Artan Grubit në PKK Bllacë!

Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë është arrestuar ish-zyrtari i lartë Artan Grubi, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, informon POPULLI.mk

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot (23.02.2026) rreth orës 06:10, në hyrje të shtetit në PKK Bllacë, është privuar nga liria Artan Grubi (48). Ai ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të një hetimi për veprë penale sipas nenit 354, paragrafi 5, në lidhje me nenin 3 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa pas arrestimit janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore për paraqitjen para organeve kompetente.

MPB njofton se do të vijojë me veprimet hetimore në koordinim me institucionet përkatëse. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit