9.8 C
Skopje
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Mundësi e mirë për studentët e RMV-së, ndahen 175 bursa

Fondacioni ALBIZ deri më 18 nëntor do të pranojë aplikime për bursa nga studentët e Maqedonisë së Veriut. Ky fondacion planifikon të jep 175 bursa në vlerë prej 5 000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e bursës për vitin akademik 2022/2023 do të jetë 5.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2022/2023, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqarojnë nga ALBIZ.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët e ciklit të parë që studiojnë në universitetet shtetërore në vend, në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Studentët duhet të jenë studentët të rregullt prej vitit të dytë deri në vitin e gjashtë, mos të kenë përsëritur studimet, mos të shfrytëzojnë bursa ose kredi dhe të jenë shtetas të RMV-së.

“Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit ALBIZ në adresën: rr. 20, nr. 97, Saraj – Shkup. Aplikimet bëhen në afatin vijues : prej 17.10.2022 (e hënë) deri më 18.11.2022 (e premte). Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose ID-në”, sqarojnë nga ALBIZ.

Të ngjajshme

Të fundit