Nënkryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV) – Vojvođani, Aleksandar Olenik, deklaroi sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mund të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të frenuar protestat në vend.
“Besoj se Vuçiç në ditët e ardhshme, pa ndryshuar ligjin, mund t’i shpërndajë prokurorët e tij të besuar në mënyrë që të gjithë rastet që lidhen me protestat të shkojnë drejtpërdrejt tek ata”, tha Olenik për gazetën Danas.
Ai shtoi se presidenti mund të krijojë një prokurori speciale për terrorizëm, duke bërë që çështjet të përfundojnë tek prokurorë “të përshtatshëm”.
Sipas Olenik, një tjetër hap i mundshëm do të ishte pezullimi i platformave të komunikimit që shërbejnë për organizimin dhe informimin e qytetarëve. “Në këtë mënyrë do të pengonte njerëzit të marrin vesh se ku zhvillohen protestat”, theksoi ai.
Burimi © SYRI.net
