Hoze Murinjo dëshiron që sulmuesi anglez Xhadon Sanço të transferohet te Fenerbahçe këtë verë. Skuadra turke është interesuar për nënshkrimin e tij, pasi konsiderohet i padëshiruar nga Man. Junajtedii. Lajmi është konfirmuar sot nga “The Telegraph”, që nuk deklaron nëse turqit dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, siç kërkojnë “djajtë e kuq”, apo do ta marrin në formë huazimi, siç ndodhi vjet kur luajti me Çellsi.
Man. Junajted po kërkon ta shesë lojtarin e ardhur për 73 milionë euro në vitin 2021, pikërisht në sezonin kur Hoze Murinjo u largua nga ky klub. Vlera e tij është ulur ndjeshëm, ndaj mjaft klube “big” në Europë e duan.
Duket se vetë Murinjo është përfshirë në bisedime me lojtarin për ta bindur të transferohet në Turqi. Tashmë pritet që Fenerbahçe dhe Junajted të gjejnë gjuhën e përbashkët, por duhet plotësuar edhe kërkesat e lojtarit.