16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Muriqi ia siguron 3 pikë Mallorcas

Goli i Muriqit “in extremis” i shtangu futbollistët dhe tifozët në Vigo. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Javier Aguirre, që arriti fitoren e parë në këtë edicion, pas dy humbjeve e dy barazimeve.

29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër, që përfundoi në rrjetë, duke patur vlerën e tri pikëve.

Njëherësh, ky gol ishte i pari për Muriqin këtë edicion, teksa kujtojmë se sezonin që lamë pas ai kishte shënuar plotë 15 gola.

Me këtë fitore Mallorca renditet në vendin e 13-të në tabelën e renditjes. Javën e ardhshme Mallorca do të luajë po në transfertë ndaj Gironas, me Muriqin që synon të vazhdojë serinë e shënimit të golave.

Të ngjajshme

Të fundit