Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll triumfoi në Jerevan dhe përfundoi me sukses ciklin e ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve. Pas fitores ndaj Letonisë në Riga me 0-3, skuadra e Blagoja Milevskit festoi triumf 0-2, duke siguruar vendin e parë në grup, dhe plasohet në Ligen “B” në Ligën e Kombeve. Maqedonia luajti një pjesë të parë jo bindëse. Armenët patën më shumë raste, por Stole Dimitrievski ishte i shkëlqyer në portë. Në fillim të pjesës së dytë, armenët serish provuan, Dimitrievski nuk u dorëzua, e më pas pati zëvendësime pas të cilave Maqedonia u “gjallërua” në fushën e Jerevanit dhe erdhi fitorja.
Fillimisht pati një rast për Bardhin nga gjuajtja e lirë, por nuk funksionoi, e më pas një avantazh me golin e Miovskit. Një gol i mrekullueshëm në rrjetën armene. Nga 16 metra gjuajti në këndin e sipërm të djathtë dhe kështu solli avantazh në minutën e 72-të. Në minutën e 85-të, avantazhi ishte 0-2.
Pas një aksioni të shkëlqyer në krahun e majtë mes Elmas dhe Alioskit, më pas një pasim për Alimin që mposhti nga e para portierin armen dhe dyfishoi avantazhin.