8.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Ndahet nga jeta François Léotard, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se është ndarë nga jeta njëri nga nënshrkuesit e marrëveshjes së Ohrit, François Léotard përcjellë Top24

U nda nga jeta edhe një mik i madh i vendit tonë, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, politikani francez François Léotard.
Në rolin e përfaqësuesit të Bashkimit Europian në vendin tonë, ai do të ndërmjetësonte procesin më të rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë dhe mbarë rajonit, atë të pajtimit dhe ndërtimit të ardhmërisë progresive mbi vlerat e barazisë dhe paqes.
Shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij, popullit francez dhe bashkëveprimtarëve të tij! Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë e tij paqësore politike!

Të ngjajshme

Të fundit