7.8 C
Skopje
E premte, 6 Mars, 2026

Ndalesa për përdorimin e ujit në Strugë mbetet ende në fuqi

Gazetar: Miki Trajkovski

Edhe pse në Strugë po zëvendësohen gypat e vjetër të azbestit, të cilët janë më shumë se gjysmë shekulli të vjetër, në rrjetin e ujësjellësit pothuajse një muaj nuk po rrjedh ujë i pastër për pije, ndërsa ndalesa për përdorimin e tij mbetet ende në fuqi. Autoritetet lokale ende nuk kanë një përgjigje konkrete se kur do të fillojë sanimi i gërmimeve dhe i gropave të thella, të cilat janë bërë mbi burimet në Shum, diçka që u kërkua edhe nga ekspertët, të cilët alarmuan se edhe më tej duhet të priten turbullime të caktuara të ujit për shkak të gjendjes me gërmimet.

Aktivistët qytetarë kërkojnë që Qeveria të shpallë gjendje krize në Strugë dhe të centralizojë koordinimin e të gjitha institucioneve kompetente për zgjidhjen e problemit, pasi sipas tyre janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore.

“Ky problem tashmë po bëhet serioz, i cili i tejkalon karakteristikat e një problemi teknik dhe po shndërrohet në një krizë serioze, që mund të prodhojë pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Sipas të gjithë parametrave, ekzistojnë argumente serioze që Qeveria ta shqyrtojë këtë çështje dhe të vendosë për nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës”, tha Gligorie Katoski – aktivist qytetar.

Ndërkohë sot analizat tregojnë se turbullira e ujit është brenda kufijve të normales. Por nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se edhe më tej çdo ditë do të merren mostra nga burimi. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit