20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Ndalohet qarkullimi i kamionëve në rrugën Strumic-Berovë

Prej orës 8:30 hiqet ndalesa për automjete të rënda motorizuese në drejtimin rrugor Mavrovë – Hanet e Mavrovës, kumtoi LAMM.

Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese ka në drejtimin rrugor Strumicë – Berovë.

Drejtimi rrugor Istebanji-Makedonska Kamenicë është pastruar dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht nëpër të dy korsitë.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.