Komuna e Çairit informon qytetarët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Në vijim gjeni detajet e rëndësishme për këtë ndërprerje dhe shkaqet përkatëse. Ju lutemi të lexoni me kujdes dhe të merrni masat e nevojshme për t’u përgatitur, informon POPULLI.mk
GANIU:
NJOFTIM
Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga e premta në ora 22:00 deri të shtunën në orët e vona ose të dielën në mëngjes, nuk do të ketë furnizim me ujë në të gjithë Çarshinë, pjesë e Komunës së Çairit.
Shkak për ndërprerjen është një defekt i madh në rrjetin e ujësjellësit. Gjatë kësaj periudhe do të kryhen punimet e nevojshme për riparimin e defektit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Komuna e Çairit