Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, raporton Lajmpress.
Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatin më 31 janar 2026.
Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025.
Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil.
Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për zbatimin e tyre është përgjegjës Ministria e Punëve të Jashtme.
