Mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, por opozita po luan rolin e veshit të shurdhër. Për ndërkombëtarët kjo është një marrëveshje evropiane dhe nuk do të ketë tjetër, ndërsa VMRO-DPMNE këmbëngul se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për të intervenuar në aktin ligjor më të lart në vend.
Analisti politik, Albert Musliu është i mendimit se për ndryshimet kushtetuese zgjidhja duhet të jetë në bashkëpunim me opozitën, sepse nëse veprohet në të njejtën mënyrë si në rastin e Marrëveshjes së Prespës do ketë dëme të mëdha për shoqërinë si dhe do të bllokohet integrimi europian.
“Nuk ka garancë notariale sespe integrimi jonë në BE dhe mbyllja e kapitujve varet edhe nga puna jonë. Qëndrimet e partnerëve tonë Europian janë se duhet të përmbushen shumë obligime. Qëndrimet e të gjithve janë se nuk do të lejohen kërkesa joreale. Opozita qëndrimin e vet negativ tenton ta justifikoj me Bullgarinë ku realisht edhe përfaqësues të opozitës, para se të bëhet kjo kërkes zyrtare kanë pasur qëndrime se kjo kërkes nuk është as absurde as joreale. Por me përfshirjen e bullgarëve do të bëheshte një distrikcion ndërmjet popullit bullgar dhe maqedonas në vetë Kushtetutën. Nuk është racional qëndrimi dhe zvarritja e procesit” – tha analisti, Albert Musliu.
Kërkesën e VMRO-DPMNE-së opozitare, për garanci nga pala bullgare dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në shkëmbim të ndryshimeve kushtetuese, Musliu e vlerson jo vetëm si lojë për përfitime politike, por edhe si mungesë guximi për të bërë ndryshimet për të cilat janë të bindur se janë të patjetërsueshme.
“Këtu është friga dhe mungesa e guximit që këto ndryshime të bëhen atëherë kur duhen, për interesa partiake nuk bëhen dhe i lehetë kohës. Dëmet shtohen për Maqedoninë. Kështu si ka nisur VMRO-DPMNE-ja ne do të mbesim pa qytetarë në Maqedoni dhe do të mbrojm identitetin e qytetarëve të cilët do të jenë të shpërndar nëpër Europë dhe SHBA” – deklaroi Musliu.
Shteti është para një sfide të madhe, por ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme nëse duam një shtet funksional, pasi që procesi ingerues është përfitues shprehet Musliu.
Sipas tij nëse ndryshimet kushtetuese bëhen në kohën e duhur, atëherë edhe zgjedhjet e vitit 2024 do të jenë më të qeta dhe europiane. Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohet deri në nëntor, në të kundërtën Maqedonia e Veriut nuk do të mund t’i nisë bisedimet pasi Sofja zyrtare mban të drejtën e përdorimit të vetos, ashtu siç e përdori në nëntor të vitit 2020.
