19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Ndryshimi i balancuesit / Ademi: Mijëra shqiptarë më pak në administratë, gjykata e prokurori!

Në lidhje me ndryshimin e balancuesit, ku sipas përllogaritjeve të reja, është rritur përqindja e maqedonasve dhe është ulur ajo e shqiptarëve ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi shkruan se “kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”.

“Prej fillimi e kemi thënë, kjo Qeveri monoetnike e pa legjitimitet ndëretnik ka për qëllim demontimin e të gjitha të arriturave prej vitit 2001 e këndej, kuptohet duke shfrytëzuar si instrument listën e dytë të VMRO-s, ekipin B të saj-ВРЕДИ! Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”, ka shkruar Arbër Ademi.

“Sipas llogaritjeve të reja në planet vjetore për punësim në institucionet e sektorit publik, përqindjet do të jenë: maqedonasit nga 54.21% në 58.44%, shqiptarët nga 29.52% në 24.30%, turqit nga 3.98% në 3.86%, romët nga 2.34% në 2.53%, serbët nga 1.18% në 1.30% dhe vllehët nga 0.44% në 0.47%.

 

 

Burimi / TV Shenja

Të ngjajshme

Të fundit