5.8 C
Skopje
E diel, 8 Mars, 2026

“Në drejtim të paditur”, deputetët demokratë kërkojnë llogari nga Belinda Balluku për fondet publike

Deputetët demokratë kërkuan që kjo mbledhje të shtyhet deri në momentin që të paraqitet Belinda Balluku.

Eno Bozdo u shpreh se ministrja prej kohësh ka ikur në drejtim të paditur, por prezenca e saj është e rëndësishme për të diskutuar për fondet  që ministria që ajo drejton do të marrë.

Edhe deputeti tjetër demokrat Igli Cara tha se ndaj saj rëndojnë akuza të rëndë dhe duhet të jetë e pranishme për të dhënë sqarime për fondet që ka shpenzuar me dy projektet më të mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës.

Eno Bozdo: Unë nuk e di ku ndodhet ministrja, ministrja ka kohë që ndodhet në drejtim të paditur, por këtij komisioni prezenca e saj është e detyrueshme, sepse kështu e kërkon rregullorja e Kuvendit. Ne kërkojmë që këtu të jetë ministrja, sepse është e rëndësishme që të flasim për buxhetin, por edhe për çështje të nxehta që kanë lidhje me transparencën e publikut, me përdorimin e fondeve publike, kanë lidhje me projektet e mëdha infrastrukturore, ku ministrja prej kohësh ndodhet nën situatë aspak të këndshme. Nuk kërkojmë gjëra të jashtëzakonshme, por atë që na njeh rregullaorja. Duam të mësojmë se cfarë ndodh me fondet tona. Mendoj që prezenca e ministres është e domosdoshme.

Igli Cara: Është ministria më e rëndësishme, ka pjesën më të madhe financiare. Këtu duhet të diskutojmë shumë çështje të rëndësishme, jo vetëm për akuzat e rëndë. Ne jemi të gatshëm që këtë komision ta shtyjmë derisa të vijë zonja Balluku.

 

Burimi/Panorama.al

Të ngjajshme

Të fundit