2.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Në kohën kur qytetarët duhet të ndërrojnë dokumentet personale, rriten çmimet për këto shërbime!

Gjendja ekonomike e qytetarëve veçse shkon e rëndohet edhe më shumë me institucione të papërgjegjshme që qëllim kryesor kanë të “rrjepin” xhepat e qytetarëve, edhe ashtu xhepat janë të zbrazura. Pas hyrjes në fuqi të vendimit që deri në shkurt të vitit 2024 të gjithë qytetarët janë të detyruar ta bëjnë ndërrimin e dokumenteve personale, si letërnjoftimit dhe pasaportave, si dhe targat e veturave, kjo si rezultat i ndryshimit të emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Këtë vendim qytetarët e mirëpritën dhe një pjesë e tyre filloi menjëherë që të bëjë ndryshimet e kërkuara, por ajo që është e dëmshme dhe e pakuptimtë është vendimi tjetër që pasoi pas këtij të parit. Është vendosur që të rritet çmime i gjitha këtyre shërbimeve, pra pikërisht në kohën kur të gjithë qytetarët janë të detyruar t’i nënshtrohen këtyre ndryshimeve, e për këtë pak qytetarë janë të infomruar. Pra, është rritur çmimi për nxjerrjen e pasaportave, patentë shoferit, dhe letërnjoftimit, kjo është e tepërt dhe papërgjegjësi e institucioneve përkatëse, të cilët gjatë natës mbajnë konferenca se brengosen dhe po punojnë për uljen e çmimeve gjatë ditës rrisin çmimet edhe për shërbimet që ofrojnë institucionet, shkruan Zhurnal.

Rriten çmimet për nxjerrjen e pasaportës, letërnjoftimit, dhe patentë shoferit në kohën kur të gjithë qytetarët duhet t’i ndërrojnë dokumentet personale –

Përveç ndërrimit të dokumenteve personale do të duhet të bëhet ndërrimi i targave të veturave me emërtimin e ri NMK, që rezulton nga Marrëveshja e Prespës. E kjo do t’i kushtojë qytetarëve 11 milionë euro, këtë qytetarët duhet të bëjnë deri më 12 shkurt 2024. Ky është vendimi që kanë qenë të informuar të gjithë qytetarët, por vendimi për të cilin jo të gjithë janë të informuar ka të bëjë me rritjen e çmimeve për këto shërbime.

“Ne e dimë që detyrimi ynë është ndryshimi i targave deri në vitin e ardhshëm, siç është me dokumentet personale. Mendojmë se në një kohë shumë të shkurtër do të kemi një zgjidhje që do të ishte e favorshme për qytetarët. Të paktën kështu shpresoj dhe pres, nga ana tjetër duhet të vendosen norma dënimesh të rrepta për të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë si zgjidhje. Duhet të bëjmë një kombinim që do të jetë në interes të qytetarëve, por edhe të ketë përgjegjësi serioze”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Por, nga ana tjetër kemi një rritje të hatashme të çmimeve për këto shërbime, dhe për këtë gjë pak qytetarë janë të informuar. Kjo është papërgjegjësi e institucioneve që duke pas në fuqi vendimin që secili qytetarë duhet të kryejë këto shërbime këta rrisin çmimet.

Çmimi i pasaportës për person deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për person mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një rritje prej 500 denarëve. Çmimi i letërnjoftimit do të jetë 310 denarë, që është rritje prej 120 denarëve. Çmimi i patentës së shoferit do të jetë 410 denarë, që është rritje prej 130 denarëve. Çmimi i pasaportës me procedurë urgjente do të jetë 6.100 denarë, që është rritje prej 1.600 denarëve. Çmimi i patentë shoferit me procedurë urgjente do të jetë 1230 denarë, që është rritje prej 390 denarëve.

Përndryshe, letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” pavarësisht datës së skadimit, do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024, pas kësaj date ata nuk do të jenë më të vlefshme. Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë.

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike ku gjitha çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë vet institucionet e vendit rriten, numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.

Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme.

Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit