23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Në Kuvend mbledhje të disa komisioneve

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve, ndërsa takim pune do të mbajë edhe Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive.

Në Komisionin për Çështje Evropiane duhet të vazhdojë debati për Propozimin e ligjit për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, me procedurë të shkurtër.

Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të vazhdojë debati për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në rend dite në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë disa pika. Do të shqyrtohen raportet vjetore për vitin 2022 për punën e Komisionit Shtetëror për Vendosje në shkallën e dytë  në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedura nga marrëdhënie të punës në shkallë të dytë, të Agjencisë së Administratës, të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, të Këshillit Inspektues, si dhe Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korruspionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025, për periudhën 01.01.2022 deri 31.12.2022.

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave do të ketë takim pune me përfaqësues të Komisioneve komunale për Mundësi të Barabarta të Burrave dhe Grave.

Në rend dite të Komisionit për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve është Informacioni për punën e Agjencisë Teknike – Operative.

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të mbajë mbledhje informative me rastin e 25-vjetorit të hyrjes në fuqi të Konventës Kornizë për Mbrojtje të Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës. 

Të ngjajshme

Të fundit