11.8 C
Skopje
E diel, 15 Qershor, 2025

Në Tetovë prezantohet Plani Operativ për Punësim – mbi 40 milionë euro për masa aktive

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë sot në prezantimin e Planit Operativ për Punësim për vitin 2025, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim. Në këtë aktivitet, që u zhvillua në Tetovë, morën pjesë edhe ministri Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selajdin Beluli.

Kasami theksoi rëndësinë e këtij plani për qytetarët, duke nënvizuar se janë paraparë mbi 40 milionë euro fonde për masa aktive të punësimit, që synojnë të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe të papunët.

“Kjo është qeveria që VLEN – qeveri e qytetarit dhe për qytetarin”, deklaroi Kasami, duke e cilësuar Planin Operativ si një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt për rininë dhe të gjithë qytetarët.

Plani përfshin masa për krijimin e vendeve të reja të punës, trajnime dhe bashkëpunim me sektorin privat, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Të ngjajshme

Të fundit