Çfarë ironie.. Kosova sulmohet ndërsa opozitarët, mediat, portalet e disa gazetarë që nuk “thithin” të holla nga Qeveria (si dikur), akuzojnë kryeministrin Albin Kurti. Ky i fundit merr mbështetje nga SHBA dhe BE!
Shkruan Elon Latifi
Kritikuesit e Kurtit shpesh po e harrojnë se alternativa e besueshme për pushtet nuk krijohet me fushata përçarëse. Duhen plane konkrete dhe të fitohet besimi i qytetarëve. Opozita vazhdon me kritika, pa vizion për të ardhmen e vendit, e anën tjetër mbështetja për kryeministrin Kurti mbetet e fortë dhe rritet.
Ata të cilët në kohë krize, momente të vështira dhe sulme synojnë pushtetin, rrezikojnë stabilitetin dhe ardhmërinë e vendit.
Sulmet ndaj Kosovës nga jashtë e brenda dhe sulmet ndaj Kurtit janë dy fronte që dobësojnë Republikën. E kur ta mendosh, kur armiku sulmon kufijtë, dështakët zgjedhin t’i vihen në qafë liderit. Kjo s’është as e ndershme e as patriotizëm!