Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është vendosur në arrest shtëpiak me vendim të Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, në kuadër të një hetimi për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe procedura të kontestuara gjatë periudhës së tij në qeveri.
Vendimi është marrë nën drejtimin e shefit të prokurorisë së Shkupit, Anel Fidoski, i cili më 20 janar 2026 u emërua në këtë post nga Këshilli i Prokurorëve Publikë i Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve të publikuara në media, prokuror lëndor në këtë rast është Daniel Kocev, ndërsa Fidoski është eprori i tij i drejtpërdrejtë në prokurori.
Autoritetet kanë vendosur që masa e paraburgimit ndaj Grubit të zëvendësohet me arrest shtëpiak dhe konfiskim të dokumentit të udhëtimit, duke vlerësuar se një pjesë e madhe e provave tashmë janë siguruar dhe se rreziku për pengim të hetimit është zvogëluar.
Prokuroria po heton dyshimet për vendimmarrje dhe marrëveshje të kontestuara për Lotarinë e Maqedonisë, gjatë kohës kur Grubi ushtronte funksionin e zëvendëskryeministrit të parë, përfshirë projekte dhe procedura që sipas hetuesve mund të kenë shkaktuar dëm financiar për buxhetin e shtetit.(INA)
