Numri dy i Partisë Demokratike – Flamur Noka, kreu i grupit parlamentar – Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ – Ervin Minarolli, janë vënë në hetim për protestë të paligjshme pas protestës me molotovë pasditen e djeshme, ku u sulmua kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS-së.
Për aktet e dhunës, Policia e Tiranës arrestoi një 57-vjeçar, tre po hetohen të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim për aktet vandale. Por, për kryetarin demokrat në arrest shtëpie Sali Berisha, ky është vetëm fillimi, pasi mosbindja civile do të shtrohet në mbarë Shqipërinë.
Reagim pati edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili tha se protesta të tilla janë zgjidhja e vetme kundër narko-shtetit.
Gjatë protestave të djeshme u hodhën molotovë dhe iu vu flaka një sërë institucionesh, ndërsa të lënduar mbetën edhe 10 efektivë policie.