14.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Nën pranga edhe një ish-funksionar i BDI-së

Një aksion policor është zhvilluar sot në Xhepçisht të Tetovës, ku është arrestuar ish-drejtori Ejup Rustemi, i cili ka qenë një nga figurat e njohura të BDI-së, informon POPULLI.mk

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e arrestimit, por ky veprim vjen pas ndalimeve të tjera të bujshme të ish-zyrtarëve të kësaj partie, përfshirë Ardian Muçën, Kreshnik Bekteshin dhe Bekim Maksutin.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi operacionin dhe akuzat e mundshme ndaj Rustemit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit