13.8 C
Skopje
E enjte, 30 Prill, 2026

Nëse rikthehet Zaev në skenë, a mund të rikthehen edhe “bombat” !?

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së fundmi është shfaqur në skenën politike përsëri pas një pauze që bëri kur la detyrën për t’ia dorëzuar Dimitar Kovaçevskit, shkruan POPULLI.mk

Pushteti shumë herë kërkon sakrifica dhe kjo më së miri u pa në vitin 2017-të kur Zoran Zaevi u sulmua, u kërcënua pas publikimit të “bombave” të famshme që çuan në opozitë VMRO DPMNE-në dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski në azil-kërkues në Hungari.

Por tani në ditët e sotme situata politike ka marrë kahje tjetër dhe çdo ditë po ndodh diçka e re, si në taborin maqedonas por edhe atë shqiptar. Zaev së fundmi është përfolur për një kandidaturë si presidenti i ardhshëm i vendit. Kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga disa bashkëpartiakë të tij dhe kundërshtarët politik nga tabori shqiptar. Këto ditë kanë qarkulluar edhe disa lajme se, Zaev dhe Mickoski kanë marrëveshje që socialdemokratik të marrë postin e presidentit të vendit në zgjedhjet e ardhshme megjithëse këta të dy janë kundër rikthimit të Gruevskit në vend dhe kjo i ka shtyrë drejt një bashkëpunimi. Jozyrtarisht thuhet se kjo marrëveshje e ka edhe një palë të tretë që i është bashkëngjitur kësaj nisme, por ende asgjë e sigurt!

“Bombat” e famshme mund të hynë në punë përsëri për shkak se disa nga to mbetën të pa plasuara në opinion. Kështu Zaev erdhi në pushtet duke manovruar me ndjenjat e popullatës, duke premtuar zbardhjen e shumë rasteve të montuara ku edhe vetë kishte deklaruar se “Shqiptarë të pafajshëm janë në burg për rastin “Monstra”.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit