19.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për ligjin për prokurorinë dhe ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Këtë e njoftoi kryetarja e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, e cila, megjithatë, për momentin, edhe pse është pjesë e atyre që punuan mbi tekstet ligjore, ka mbetur e përmbajtur për koment lidhur me sugjerimet e dhëna.

“Nesër kemi një takim pune të grupit punues dhe pikërisht rekomandimet e Komisionit të Venecias do t’i shqyrtojmë – si për ligjin për Prokurorinë Publike, ashtu edhe për ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.Për momentin, ndonjë qëndrim? “Jo, jo, nesër kemi takim dhe mendoj se kryetari i atij grupi punues duhet të prononcohet”, deklaroi Irina Trajkovska Strezoski, drejtoreshë e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Sugjerimi kryesor ishte që përmes ndryshimeve kushtetuese të kufizohet mandati i prokurorit shtetëror, dhe sipas kreut të Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, kjo do të ishte e përshtatshme vetëm nëse prokurori ka kohë të përmbushë detyrat gjatë një mandati.

“Tani, në varësi sa i gjatë është mandati, nëse i jepni një profesionisti një kohë tepër të shkurtër, praktikisht, nuk e di sa i suksesshëm do të jetë. Nëse mandati është i mjaftueshëm që të mund të arrijë diçka, atëherë është në rregull që të mos ketë rizgjedhje”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Aktualisht, mandati i prokurorit republikan është 6 vjet. Komisioni i Venecias më 14 tetor dërgoi vërejtjet dhe rekomandimet për këto dy ligje, dhe ndër të tjera, sugjeroi që përkohësisht të pezullohet funksioni i prokurorit për atë që do të zgjidhet si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Këto dy ligje janë pjesë e agjendës reformuese dhe duhet të miratohen deri në dhjetor. Për to punoi një grup pune i ekspertëve ligjorë pranë Ministrisë së Drejtësisë, nën drejtimin e profesoreshës Aleksandra Deanoska Trendafilova.

Të ngjajshme

Të fundit