Pas shumë pritjesh për formimin e VLEN-it, pak kush besonte se ai do të realizohej vetëm me urdhër të kryeministrit Hristijan Mickoski e jo me urdhër të Albin Kurtit. Pas shumë përplasjeve në mbledhjen e fundit mes Bekim Sali dhe liderëve të tjerë, Bekim Sali është dorëzuar dhe ka pranuar që të jetë pjesë e VLEN-it në postin e sekretarit të përgjithshëm.
Sipas informacioneve të portalit TetovaSot, VLEN-i do të ketë dy kryetarë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Në fillim do të ketë edhe dy nënkryetarë: Ilir Demiri nga ASH-ja dhe Bekim Qoku nga VV-ja, ndërsa sekretar i përgjithshëm do të jetë Bekim Sali nga Alternativa.
Ky pritet të jetë konfigurimi i parë i VLEN-it si një parti e vetme politike.
Portali TetovaSot ka arritur të mësojë edhe për fatin politik të Arben Fetahut, Fatmir Limani dhe Lëvizjes Arbëria. Sipas burimeve brenda VLEN-it, Fetahu pritet të marrë rrugën e kurbetit në Bruksel, ndërsa Limani do të kthehet në Zajaz ndërsa Arbëria nuk u rrit sipas Bekim Fazliut dhe Orhan Ibrahimit që kishin premtuar andaj do të ngelen vetëm votues të VLEN-it.
Nuk dihet ende nëse kryeministri Hristijan Mickoski është pajtuar që Fetahu dhe Limani të shkarkohen nga postet ministrore, por kjo mbetet për momentin vetëm një informacion që vjen nga burime brenda VLEN-it.
