3.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Nesër hapja e shkollave, frikë për përhapjen e gripit

Pavarësisht shqetësimeve, nisja e gjysmë vjetorit të dytë të shkollës nuk pritet të rris numrin e rasteve me grip dhe viroza të stinës, thanë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Mjeku, Zllate Mehmedoviq tha për Alsat se duke marrë për bazë tashmë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik nuk parashikohet përkeqësim i gjendjes epidemiologjike.

“Ne mund t’i marrim edhe shembujt e viteve të kaluara në kontest të asaj se nuk kemi pasur eskalim të gjendjes epidemiologjike si rezultat i fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Si shembull mund ta marrim vitin 2022-2023 në përcjellje të lëvizjes së virusit të influencës tek popullata që tregon se edhe me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë nuk kemi kaluar kufirin e aktivitetit të ulët virusal në Maqedoni. Duke marrë parasysh të dhënat që tashmë i kemi në dispozicion nga Instituti I Shëndetit Publik nuk presim të kemi rritje të numrit të rasteve pavarësisht që nis gjysmëvjetori i dytë i shkollës”, tha Zllate Mehmedoviq, Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Mirëpo, Mehmedoviq rekomandon të vaksinohen të gjitha grupet e rrezikuara të qytetarëve, duke filluar nga foshnjat 6 muajshe e deri në 5 vjet, të rriturit mbi 65 vjet, gratë shtatëzëna dhe punonjësit shëndetësor. Sipas tij, vaksinimi është mënyra më e sigurt për të ndaluar përhapjen e virusit të gripit. Madje, Mehmedoviq apeloi për izolim të fëmijëve nëse shfaqin simptoma të ngjashme me gripin.

“Kur bëhet fjalë a duhet të izolohen fëmijët, sigurisht që po. Konsultimi me mjekët amë nga ana e prindërve është shumë e rëndësishme sepse aty do të marrin informacionet më të mira për atë se si duhet vepruar në rast se fëmija shfaq simptoma të ngjashme me gripin. Është e zakonshme për influencën të ketë periudhë të aktivitetit virusal që transmetohet në periudhë prej disa ditësh para paraqitjes së simptomave deri në katër ose pesë ditë dhe pas paraqitjes së simptomave. Periudha kur do të zhvillohen simptomat tregon në atë se një izolim prej katër ose pesë ditësh i fëmijës tuaj vërtet do ta mbroj mjedisin nëse e izoloni dhe në këtë mënyrë nuk do e transmetoj sëmundjen”, theksoi Zllate Mehmedoviq, Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, nga 8 deri më 14 janar janë regjistruar 1.182 raste të të prekurve me grip dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin që paraqet 15. 3 % më shumë krahasuar me javën paraprake. Gjatë kësaj javë një person 65 vjeç ka ndërruar jetë. Sipas moshës, numri më I madhë I të prekurve, 639 janë nga 15 deri në 64 vjet, 205 raste prej 5 deri 14 vjet. 167 raste 0 deri në 4 vjet dhe 141 raste të regjistruara të moshës mbi 65 vjet. Numri më I lartë I rasteve janë të regjistruar në Shkup.

Të ngjajshme

Të fundit