Me rastin e 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nesër do të mbahet seancë solemne.
“Me këtë rast, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Seancë solemne në të cilën do të mbajë fjalim Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në “Fejsbuk” dhe në kanalin “Jutjub” të Qeverisë.