14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Nga reforma në Drejtësi te integrimi në BE, zbardhet takimi i ambasadores Kim me ministrin Manja

Detaje të reja janë zbardhur nga takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Bëhet me dije se takimi u zhvillua për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

Sakaq takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njëzetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.

Të ngjajshme

Të fundit