Në burgjet e Izraelit mbahen 5200 të burgosur palestinezë, mes të cilëve 333 gra dhe 170 minorenë. E dhëna i takon periudhës para sulmit të hamasit, më 7 tetor, por sipas zyrtarëve palestinezë numri mund të jetë më i madh.
Kombet e bashkuara, kanë vlerësuar se që nga 1967, vit kur izraeli pushtoi rripin e gazës dhe bregun perëndimor, janë arrestuar rreth 1 milionë palestinezë. Një në pesë palestinezë është vënë nën pranga të paktën një herë, por shifra dyfishohet për burrat. Yahia Sinvar, lider i Hamasit, ka propozuar lirimin e më shumë se 200 pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, por për ushtrinë izraelite bëhet fjalë për terrorizëm psikologjik.
Janë 19 burgje brenda izraelit, ku mbahen të burgosurit palestinezë dhe një tjetër është në bregun perëndimor. Janë ndërkohë1264, të burgosurit administrativë palestinezë, ose ata që qëndrojnë pas hekurave për një kohë të pacaktuar dhe pa proces. Ekziston edhe mundësia e arrestimit të bazuar mbi prova sekrete ndërsa i akuzuari kalon vite në burg dhe izraeli vazhdon të mbledhë informacione duke shtyrë pa fund procesin. Nga viti 2000, në kohën e intifadës së dytë, janë arrestuar më shumë se 12 mijë fëmijë palestinezë.
Organizata Save the Children thotë se minorenët i nënshtrohen abuzimeve fizike dhe psikologjike në burgje, merren në pyetje pa praninë e një kujdestari dhe shfrytëzohen si informatorë. Ndërkohë edhe gratë janë subjekte të trajtimeve mizore nga ana e forcave izraelite.
Burimi Top Channel
