10.8 C
Skopje
E diel, 19 Tetor, 2025

Një ditë para vizitës së Von der Leyen, Mickoski riafirmon qëndrimet për integrimin evropian

Një ditë përpara vizitës së kryetares së Komisionit Evropian në Shkup, Ursula Von Der Lejen, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmon se nuk ndryshon pozitën politike. Ai thotë se qeveria mbetet në qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saja sa i takon integrimit, shkruan Alsat M.

“Pres që t’i riafirmojmë pozitat, se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në kuadër të Bashkimit Evropian. Në një lloj mënyre në 25 vitet e fundit ngadalë e humbën fytyrën duke ecur asaj rruge dhe ka mbetur pak nga ai dinjitet dhe nga ajo fytyrë. Shpresoj që do ta mbajë fjalën edhe Bashkimi Evropian që sado pak ta ruajmë fytyrën para se të hymë sepse pa dinjitet dhe pa fytyrë as atyre nuk ju duhemi. Kurse kjo qeveri nuk e ka ndërmend të humbë më shumë nga dinjiteti dhe nga fytyra”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Von Der Lejen ka nisur ditë më parë turneun e saj në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ajo porositi vendet të vazhdojnë me zbatimin e reformave me qëllim që të shfrytëzojnë mjetet nga plani i rritjes.

“Momenti gjeopolitik është tani. Agresioni rus mbi Ukrainën i ka dhënë formë të re kontinentit tonë. Çdo komb evropian duhet të zgjedhë vendin e tij dhe të zgjedhë anën e tij…”, tha Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Von Der Lejen në Shkup do të vijë me projekt konkret. Bëhet fjalë për zgjerimin e programit të Antenave të Fabrikës së Inteligjencës Artificiale (AIFA) në shtatë shtete anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Do të vendosen dy antena, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, duke prezantuar kështu një rrjet të shpejtë dixhital në të gjithë rajonin të cilin do të mund ta shfrytëzojnë kompanitë.

Përndryshe, ajo do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, më 15 tetor e më pas në Serbi.

Të ngjajshme

Të fundit