8.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

Një lamtumirë e re në Madrid, ky person largohet nga klubi

Carlo Ancelotti ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Lajmi jepet nga radioja spanjolle “Onda Cero”.

Edhe pse Ancelotti e ka kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2026, gjithçka do të mbyllet më parë.

Kujtojmë se 65-vjeçari italian u kthye te madrilenët në verën e vitit 2021, pasi kishte fituar një Champions League me këtë klub në vitin 2014. Që nga kthimi i tij ka fituar edhe dy herë të tjera Champions-in, pa përmendur këtu edhe kampionate e kupa në Spanjë.

Ky sezon nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, edhe pse kryeson kampionatin në Spanjë. Tifozët vërshëllyen Ancelottin pas humbjes 5-2 në Superkupë ndaj Barcelonës, ndërsa në Champions renditen në vendin e 20 të fazës së grupeve.

Të ngjajshme

Të fundit