Igli Tare ka nënshkruar kontratën me Milan, për tri vitet e ardhshme, por njoftimi nga klubi do të bëhet ditën e hënë. Sipas mediave italaine paga është dakordësuar dhe drejtori i ri sportiv do të arkëtojë 800,000 euro në vit.
Vendimi duket se erdhi pas humbjes së Milanit me Romën, ku pronari i klubit Gerry Cardinale kishte dhënë urdhër për përshpejtimin e emërimit të Tares.
Puna e Tares duhet nisur nga trajneri i ri dhe, natyrisht, lojtarët të cilët duhen larguar e të tjerë që duhet të afrohen për një projekt të ri fitues. Për trajnerin e ri ka shumë emra, mes tyre Xavi Hernandez, Massimiliano Allegri apo Thiago Motta.
Synimi i kuqezinjve është fillimisht rikthimi sa më i shpejtë në Champions League. Për Igli Taren do të jetë detyra e parë pas dy vitesh pushim. Ish-futbollisti i kombëtares dha rezultate shumë të mira si drejtues te Lazio nga 2008 deri në 2023.
Burimi / Euronews.al
