Said Saidi nuk do të jetë më drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” që vepron në qytetin e Shkupit, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit, përcjell TV21.
Në vend të tij do të vjen Qamil Kovaçi. Ai do të vjen nga pozicioni sekretar i Komunës së Saraj dhe ka përvojë me udhëheqjen e ndërmarrjeve, pasi paraprakisht ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Saraj”.
Nuk mësohen shkaqet e shkarkimit, por për një periudhë të shkurtër ky është drejtori i dytë që emërohet në krye të “Rrugë dhe rrugica” nga Qyteti i Shkupit./TV21
