-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Nuk ka transport publik në Shkup, qyteti i Shkupit s’i miratoi subvencionet!

Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk i miratoi subvencionet për NTP që kompania pret për të paguar pagën e dhjetorit. “Për vendimin votuan 22 anëtarë, ndërsa 13 votuan kundër. “Vërej se nuk është marrë vendimi për dhënien e subvencioneve”, tha Sllaveski. Menjëherë pas votimit në Këshill, Qyteti i Shkupit ka dërguar një komunikatë në të cilën fajëson këshilltarët nga VMRO-DPNE për mos votimin e sumvencioneve, raporton Portalb.mk.

“Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish vendosën që punëtorët e NTP Shkup t’i lënë pa paga dhe qytetarët e qytetit të Shkupit pa transport. VMRO-DPMNE është parti destruktive që nuk i dëgjon nevojat e qytetarëve. VMRO-DPMNE në qytetin e Shkupit jeton me popullin pa grimë ndërgjegje dhe pa grimë përgjegjësi”, kanë thënë nga qyteti i Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, u ka dhënë mbështetje sindikatave për pagesën e subvencioneve për NTP-në për muajin dhjetor. Ajo paraprakisht u ka bërë thirrje këshilltarëve që t’i miratojnë subvencionet në mënyrë që punëtorët e NTP-së të marrin pagë.

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkup” mëngjesin e sotëm nga ora 9 janë futur në dy depot e autobusëve në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. Ata kanë protestuar nga ora 10:30 dhe janë në pritje të rezultatit të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën është diskutuar dhe është dashur të vendoset për pagesën e subvencioneve për NTP-në për muajin dhjetor në vlerë prej 11 milionë euro.

“Nga ora 04:40 deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm, transporti publik i qytetit ka funksionuar normalisht. Si do të funksionojë më tej varet nga seanca e sotme, e katërta me radhë ku nuk votohet për subvencionet e NTP-së dhe fatin tonë për vitin 2024”, tha Stojanovski.

Për këtë, thotë ai, janë mbledhur për të bërë presion mbi këshilltarët e Qytetit të Shkupit, të cilët “tash e disa muaj shmangen dhe nuk marrin vendim për subvencionimin e buxhetit”.

“Nëse seanca e sotme përfundon ashtu siç duan punonjësit dhe sindikatat, atëherë në orët e mbrëmjes dhe pasdite transporti publik urban do të funksionojë normalisht. Nëse merret vendim i pjesshëm, ose vendim muaj pas muaji, që nuk u shkon për shtat punonjësve, sepse po afrohen zgjedhjet kur nuk mund të merren vendime, atëherë transporti publik urban në të ardhmen do të bllokohet dhe nuk do të zhvillohet në rrugëve të qytetit të Shkupit”, tha Stojanovski.

NTP “Shkup” nuk mund të ndajë pagën, sepse vendimi për dhënien e subvencioneve prej 11 milionë euro nga Qyteti i Shkupit nuk ka kaluar, sepse këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk e kanë votuar.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar punëtorët e ndërmarrjes publike nuk dolën për të vozitur për shkak të vonesës në dhënien e pagave brenda afatit ligjor të NTP “Shkupi”, por pas zgjidhjes së problemit autobusët vazhduan të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit