9.8 C
Skopje
E premte, 17 Tetor, 2025

Numërohen 94.78% e votave në Prishtinë, LDK në krye, PDK e Vetëvendosje pas saj

Janë numëruar 94.78 % të vendvotimeve (ora 09:44) për asamblistë në Prishtinë, sipas procesimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani LDK-ja renditet e para me 27 mijë e 102 vota ose 28.98 për qind.

Partia e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 mijë e 116 vota ose 22.58 për qind.

E treta renditet Vetëvendosje me 20 mijë e 169 vota ose 21.56 për qind.

Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani ka fituar 9 mijë e 322 vota ose 9.97 për qind.

Lidhja për Prishtinën, ka fituar 6 mijë e 894 vota ose 7.37 për qind.

Ndërsa PSD ka marrë 2 mijë e 469 vota ose 2.64 për qind për asamblist.

Në disa komuna ka përfunduar numërimi i votave për asamblist, si në Podujevë, Vushtrri dhe Gjilan.

Ndërsa, sa i përket votave për kryetar në Kryeqytet, Përparim Rama nga LDK ka fituar 33.75 për qind, kurse Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje 33.05 për qind. Në Prishtinë do të ketë balotazh më 9 nëntor ndërmjet këtyre dy kandidatëve.

Të ngjajshme

Të fundit