Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot nënshkroi një urdhër për kufizimin e qasjes në ueb-faqe dhe aplikacione ueb ilegale përmes rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, në rastet e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
“Me urdhrin më të ri janë përfshirë edhe 33 ueb-faqe ilegale shtesë, që do të thotë se numri i përgjithshëm i ueb-faqeve ilegale të përfshira (të ndaluara) deri më tani arrin në 307”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transformimit Digjital.
Urdhri, siç informojnë nga Ministria, i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila është e obliguar që brenda pesë ditësh ta përcjellë atë te operatorët e rrjeteve të komunikimeve elektronike për zbatim.

