25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nxënësit sot i rikthehen shkollave

Pas pushimit trejavor dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi këtë vit shkollor.

E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat ​​fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit. Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit. Ministria e Arsimit ka ndryshuar vendimin fillestar me kërkesë të Lidhjes së shkollave të mesme për shkak të përgatitjeve për regjistrim në arsimin e lartë.

Për nxënësit e shkollave fillore, Qeveria do të duhet të vendosë gjithashtu se si do të kompensohen dy ditët jopune kur do të mbahen zgjedhjet (24 prill dhe 8 maj) dhe nëse viti shkollor në shkollat ​​fillore do të përfundojë dy ditë pas 17 qershorit.

“Do të duhet të shqyrtohet se si mund të veprohet për ato dy ditë që janë parashikuar në kalendar në numrin e përgjithshëm të ditëve në vit për realizimin e mësimit. Do të njoftojmë me kohë kur do të ketë vendim qeveritar për këtë”, tha Shaqiri.

Të ngjajshme

Të fundit