19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

OPEN BALKAN DHE PENGIMI I IMAMËVE

OPEN BALKAN DHE PENGIMI I IMAMËVE

“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa” – ishin fjalët që shkroi imami i nderuar nga Tirana, Hoxhë Dr. Ahmed Kalaja, pas një pengimi të kalimit kufitar në Qafëthanë për destinacionin e tij në Shkup, të cilin sot më 16 prill 2023 xhemati i Shkupit po e priste në Xhaminë Sulltan Murad.

Lëvizjet e ndryshme dhe iniciativat e ndërmarra në Ballkanin Perëndimor për të pasur një zhvillim progesiv në aspektin politik, ekonomik, social, kulturor dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, kanë filluar jo shumë vonë, duke pretenduar që të krijojmë një rajon evropian, pasiqë BE-ja ka një kohë të gjatë që nuk po na pranon në Unionin e saj.

Fillimisht u konsideruan si nisma të mira, gjegjësisht kjo e fundit, Open Balkan, për të cilën pretendonin heqjen e kufijve mes shteteve nënshkruese të iniciativës…POR, përnjëherë ndodh ajo që ka ndodhur me sistemet shoviniste në të kaluarën, duke i malltretuar qytetarët dhe veçmas shqiptarët, e aq më shumë hoxhallarët që predikojnë Islamin e pastër dhe kanë ndikim tek shoqëritë muslimane.

Fjala është për rastin e parecedentë që ndodhi sot me imamin nga Tirana, Hoxhë Dr. Ahmed Kalaja të cilit nuk iu lejua kalimi kufitar për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë një letër ndalese me pikën e ndalimit: “Paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë nacionale, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”.

Një ankesë totalisht e pabazë dhe shfaqje urrejtje ndaj Islamit dhe hoxhallarëve, gjë që nuk e vëren tek prijësit e besimeve tjera, madje këta të fundit pretendojnë se edhe kishat ortodokse nuk janë përkatësi e vendit, por sërish ata priten me nderime të larta. Një hipokrizi e një lloji tē poshtër dhe një ditë e hidhur për muslimanët e Shkupit dhe më gjërë në një ditë të tillë Ramazani.

Kjo tregon se rajoni jonë akoma nuk ka kultivuar vlera të mirëfillta dhe respekt të ndërsjellë, qoftë fetar apo shtetëror. Është turp që sa e sa eventet u organizuan për Open Balkan në Shkup dhe Tiranë, sa e sa promovimi i “vlerave” të saj, por ja që një gjë e tillë nuk vlen për çdo qytetar. Disa analistë këtë nismë e konsideruan si shërbim ndaj Serbisë i cili shtet konsiderohet si nismëtari fillestar me qëllim të update-imit të një Serbie të Madhe.

Rasti i sodit duhet marrë në konsideratë nga organrt kompetente dhe BFI-ja e Maqedonisë së Veriut të cilët së paku të kërkojnë falje ndaj imamit të nderuar, Dr. Ahmed Kalaja.

Të ngjajshme

Të fundit