5.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Opozita paralajmëron ka:os në Kuvend!

Ashtu sikurse në seancën plenare të së hënës, opozita ka paralajmëruar se edhe sot do të ndjekë të njëjtin skenar kaosi në Kuvend në kuadër të “mosbindjes civile” që nisi pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi dje se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme plenare.

Ndërkohë sipas rendit të ditës Kuvendi mblidhet sot për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme. Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

Po ashtu në seancën e sotme plenare pritet edhe miratimi i dy projektvendimeve “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.

Të ngjajshme

Të fundit