11.8 C
Skopje
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Ora verore nis sonte, akrepat lëvizin një orë përpara

Përllogaritja e kohës verore fillon sonte në orën 02:00 kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara dhe në vend të orës 02:00 do të jetë 03:00.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit: në fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon përllogaritja e kohës verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon përllogaritja e kohës dimërore.

Këtë vit, përllogaritja e kohës verore do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 03:00 pas mesnatës.

Të ngjajshme

Të fundit