Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Origjina”, duke sekuestruar 4 pasuri me vlerë rreth 287 mijë euro, të dyshuara si produkt i veprimtarisë kriminale jashtë vendit.
53 vjeçari rezulton i dënuar më parë në Itali me 9 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.
Mësohet se janë sekuestruar 2 apartamente dhe 2 automjete, në pronësi të 53-vjeçarit.
Pasuritë dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e tij në Itali, ku A. L. është dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.
